Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë QTU-së, ku është përmbysur një autobus.
Rrethanat e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa nuk ka ende të dhëna nëse ka të lënduar ose jo. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të nxjerrë personat që ndodheshin brenda autobusit.












