Një lokal ku zhvilloheshin lojëra të paligjshme të fatit u zbulua dhe godit nga Policia e Shkodrës ditën e sotme (26 mars), ndërsa në pranga ra një punonjës i subjektit dhe në kërkim u shpallën 2 organizatorët.
Aksioni u kodua “Gaminator” dhe u zhvillua në Fushë Arrëz, një lokal ku zhvillohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit.
U sekuestruan 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë.
“U arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit. U shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme. Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.
Njoftimi i Policisë Shkodër:
“Strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Seksionit të Mbështetjes Operacionale Hetimore të DVP Shkodër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Gaminator”.
Gjatë operacionit të zhvilluar në qytetin e Fushë Arrëzit, u konstatua se në ambientet e një lokali zhvillohej aktiviteti i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.
Në vijim të veprimeve procedurale:
-u arrestua në flagrancë shtetasi P. P., 30 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i lokalit;
-u shpallën në kërkim shtetasit I. T., 30 vjeç dhe G. P., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Gjatë kontrollit në lokal, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 makineta, 1 pajisje kompjuterike, 1 celular dhe 140 000 lekë që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Punohet për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”.
© Panorama.al














