VIDEO/ Aksidenti në autostradën Lezhë-Milot, “Audi” përplaset me fuoristradën! Një person i plagosur dërgohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij

Apr 5, 2026 | 15:19

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Milot pasditen e sotme (5 prill), me pasojë një person të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të “Treshit” ku janë përplasur dy automjete, një “Audi A4” dhe një tip fuoristradë.

aksidenti lezhe

Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i dëmtuar, ndërsa është transportuar për të marrë ndihmën mjekësore.

audi

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

© Panorama.al

Te lidhura