Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, me pasojë disa persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumalas. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
I plagosur nga aksidenti ka mbetur drejtuesi i njërit prej dy mjeteve, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
“Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin K. G., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. Ç., i cili për pasojë, është lënduar dhe u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin tjetër, shtetasin K. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë vendore.
Sipas policisë, përplasja ka qenë e fortë mes dy mjeteve, ndërsa një mjet i tretë është ndodhur në afërsi të tyre, por ka pësuar vetëm gërvishtje.
Ambulanca dhe Policia Rrugore shkuan në vendngjarje.
Të lënduarit janë dërguar drejt spitalit, kurse policia vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
© Panorama.al












