VIDEO/ Aksident me 2 të plagosur në rrugën Sarandë-Delvinë, “Toyota” doli nga rruga dhe u përmbys në kanal! Ja si paraqitet gjendja e të dëmtuarve

Mar 3, 2026 | 16:22

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.

Një makinë tip ‘Toyota’, me targë AB196PI, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.

aksidenti delvine

Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, K. Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore.

aksidenti1 delvine

Sipas bluzave të bardha, ata janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.

© Panorama.al

Te lidhura