VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, autoboti i ujit i UKT përplas për vdekje gruan që qarkullonte me motoçikletë!

Mar 17, 2026 | 11:10

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur sot (17 mars) në kryeqytet.

Autoboti i ujit ka përplasur në lëvizje një grua që po qarkullonte me motoçikletë.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Gjykatës Civile të Tiranës.

Përplasja ishte e fortë dhe me përfundim fatal. Për pasojë, gruaja ka humbur jetën në vendngjarje.

aksidenti tirane

Policia Rrugore ka shkuar në vendngjarje dhe nisi hetimet, teksa pritet të sqarohen rrethanat, shkaqet dhe identiteti i viktimës dhe shoferit.

Në vendngjarje shkoi edhe ambulanca me një grup mjekësh, edhe pse ndihma e parë ishte e panevojshme.

© Panorama.al

Te lidhura