VIDEO/ 21 ndeshje pa humbje, Milani barazon ndaj Romës dhe shikon Interin të shkëputet në -5

Jan 25, 2026 | 22:51

Duel emocionues mes Romës dhe Milanit i vlefshëm për javën e 22-të të Serisë A. Lorenco Pelegrini realizoi një penallti në minutën e 74-të për t’i siguruar kryeqytetasve një barazim 1-1 ndaj kuqezinjve të Alegrit, megjithëse vendasit patën arsye të pendoheshin për disa raste të shpërdoruara, duke humbur mundësinë për të arritur fitoren e katërt radhazi në Serie A.

ROMA MILAN

Në fund, asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë golin e fitores, pavarësisht dëshirës së madhe. Roma u ngjit në vendin e tretë me këtë pikë, ndërsa skuadra e Milanit mbetet në vendin e dytë dhe tani është pesë pikë larg kryesuesve të Interit, pavarësisht se regjistroi ndeshjen e 21-të radhazi në Serie A pa humbje.

FT: ROMA-MILAN 1-1

Pelegrini 74 ‘(p) / De Uinter 62’

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet sfida! 

89′ Roma kërkon një tjetër penallti pas prekjes të topin me dorë brenda zonës nga Pulisiç, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. (VIDEO) 

74′ GOOOL ROMA 1-1/ Vendoset baraspesha, Pelegrini shënon me 11-metërsh. (VIDEO) 

72′ Bartesagi prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për vendasit. (VIDEO) 

62′ GOOOL MILAN 0-1/ “Rrufe në qiell të hapur” për skuadrën e Gasperinit, De Uinter, realizon golin e avantazhit për kuqezinjtë, pas njëharkimi nga e majta nga Modriç, mbrojtësi godet saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën. (VIDEO) 

50′ Milani provon të surprizojë me Rabio, gjuajtja e tij devijohet nga Svilar dhe shkon në këndore.

MBYLLET PJESA E PARË

45+1′ Sërish Menja bën heroin, duke ndalur një tjetër gol të sigurt. Sa shumë kanë shpërdoruar kryeqytetasit. (VIDEO) 

43′ Presion asfiksues i Romës, që kërkon me ngulm golin e avantazhit. Por mungon saktësia para portës së Menja. (VIDEO) 

33′ Vazhdojnë sulmet e rrezikshme të Romës, kryeqytetasit nuk heqin dorë në kërkim të avantazhit.

19′ Tjetër shans i artë për Romën me Malen, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO) 

8′ Rrezikon shumë Milan, Kone dhe Malen, “flirtojnë” me golin e  avantazhit, por ndalen dy herë nga portieri Menja. (VIDEO) 

1′ Roma e nis në sulm, vetëm 17 sekonda i mjaftojnë sulmuesi Malen, për t’u shfaqur rrezikshëm në portën e Menja, por gjutjaje e tij ndalet nga portieri francez. (VIDEO) 

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mançini, Gilardi, N’Dika; Çelik, Kone, Kristante, Ueslei; Soule, Dibala; Malen.
Trajner: Xhian Piero Gasperini

MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, Gabia, De Uinter; Salemakers, Riçi, Modriç, Rabio, Bartesagi; Nkunku, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al

Te lidhura