Portugalia i bëri një homazh prekës Diogo Zhotës në fund të fitores së tyre të jashtëzakonshme në Kupën e Botës kundër Kroacisë.

Në fund të fitores së mbushur me dramë 2-1 të Portugalisë për të vendosur një ndeshje në 1/8 e finales kundër Spanjës, Kristiano Ronaldo veshi një fanellë të veçantë ’21’ në kujtim të Zhotës përpara se skuadra të mblidhej me fanellën lart.
Para ndeshjes, drejt fundit të himnit kombëtar të Portugalisë, fotografia e tij u shfaq në ekranin e madh në Toronto dhe u prit me brohoritje të forta nga tifozët. Ronaldo gjithashtu u duk emocional ndërsa kamerat u përqendruan tek ai, pasi kishte luajtur me Zhiotën 32 herë për vendin e tyre.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











