Nënkryetari i Komisionit të Ligjeve Oerd Bylykbashi foli në seancën e sotme në Kuvend, përballë kreut të SPAK Oerd Bylykbashi.
Deputeti demokrat listoi një sërë problemesh, ku theksi ishte te krimi i organizuar dhe korrupsioni. Bylykbashi shpalosi lidhjet e krimit dhe korrupsionit me shtetin. Ai mori rastin e Ballukut si dhe dosjen AKSHI, ku krimi është shtrirë edhe në prokurimet publike.
Sakaq, Bylykbashi përmendi dhe dosjen Aruba ku shteti vihet në dispozicion të krimit trannacional në pastrimin e parave.
Bylykbashi: 19 kriminel në parlament. Modeli ishte përdorimi i kriminelëve në zgjedhje. Është sofistikuar përveçse po anestetizohet ligji i dekriminalizimit. Persona të dënuar po e mbajnë mandatin. Krimi po zgjedh kandidatë dhe po i sjellin në parlament. Po përpiqemi të shkojmë te e drejta e zgjedhësve me votë të drejtpërdrejt;. Unë preferoj listën mazhoritare. Dhe problemi që kam unë që kjo nëse nuk do ketë ndërhyje të këpusë duart e korrupsionit krimit oligarkëve do shohim më shumë deputetë të këtij lloji. Fuqi të treta që do donin të kishin megafonin e vetë në parlament. Do financojnë dhe do e kenë. Përmes votës së drejtpërdrejtë.
Ju keni rol në këtë aspekt. Nëse do ishte rastësore nuk do ishte problem. Kur janë të organizuara bëhen problem. E kuptoj se është barrë e rëndë për SPAK. Në fund fare volumi i krimit korrupsionit shtetëror galopant dhe e gjithë ajo që ndodh rrotull nesh janë shumë të mëdhaja për këtë filtër. Kemi korrupsion të organizuar shtetëror. Rasti Balluku është perfekt. Kemi krimin e organizuar që është pavarësisht shtetit, është dhe transnacional.
Mafia shqiptare e dyta më e rrezikshmja në Europë. Kanë kaluar nga ushtarë në protagonistë. Më kanë thënë drejtues të hetimit antimafia, nuk kemi besim të punojmë me autoritetet shqiptare. E them me përgjegjësi. Ata që flisnin po thonin diçka shumë të besueshme. Rrjedhin informacionet. Kemi dhe krimin dhe korrupsionin e organizuar në zgjedhje. Perfekt. Në Durrës e kemi model. Një më një prodhon në momentin kur shteti përmes zgjedhjeve të korruptuara përdoret shteti që të kapen zgjedhjet. Krimi i organizuar mes shtetit për pastrim parash. Rasti Aruba. Shqipërinë e kthejmë në Albanian Files të gjitha janë si dritat e ndezur natën që tërheqin fluturat e korrupsionit. Jua e lehtëson ju punën.
Ja ku e kemi Tiranën, po çudisim çdokënd. Një mision faktmbledhës i PE, kemi dhe krimin e organizuar në prokurimin publik. AKSHI. E keni ende në hetim. Kanë nisur zotërinjtë kryesor. Kemi ardhur te një fazë ku nuk po ndajmë krimi nga shteti. Nuk po e kuptojnë më nga vjen e keqja. Jemi te kriminalizimi i shtetit apo shtetëzimi i krimit. Anëtari i Kongresit amerikane Joe Ëillson, ka propozuar një amendament që kërkon në një raportim atje përmes një amendamenti raportimin e narko trafikut dhe korrupsionit në Shqipëri. Sekretari do paraqesë Kongresit një raport të klasifikuar për shkallën e narko trafikut në Shqipëri dhe përfshirjen e shtetit në lehtësim.
© Panorama.al












