VIDEO/ Takimi emocional gjatë Botërorit, Ronaldo zbulon se çfarë i tha Modriçit pas ndeshjes

Jul 3, 2026 | 11:30

Kristiano Ronaldo pati një ribashkim emocional me ish-shokun legjendar të ekipit të Real Madridit, Luka Modriç, pas përplasjes së Portugalisë me Kroacinë në Kupën e Botës. Pas përfundimit të sfidës, ata patën një moment së bashku ku shkëmbyen disa fjalë të cilat luzitani i bëri të ditura përmes një deklarate për mediat.MixCollage-03-Jul-2026-09-34-AM-6705

“Kam luajtur me të për kaq shumë vite, jemi pothuajse në të njëjtën moshë. Ai është një legjendë e futbollit sepse ende luan shumë mirë dhe me cilësi të lartë. I kam thënë kaq shumë herë urime për gjithçka, më pëlqen të të shoh përsëri, të uroj gjithë të mirat për vitet e ardhshme të karrierës tënde”, zbuloi kapiteni i Portugalisë. (VIDEO)

Ronaldo dhe Modriç dominuan skenën botërore gjatë kohës së tyre së bashku në Real.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura