VIDEOLAJM/ “Lironi çunat”…deputetja e PD, Jorida Tabaku mes protestuesve përballë burgut te “Mine Peza”

Jul 3, 2026 | 12:07

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku është shfaqur mes protestuesve, të cilët një ditë më parë marshuan në paraburgimin te “Mine Peza”, aty ku mbaheshin protestuesit e shoqëruar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit.

Në video dëgjohen thirrjet e qytetarëve “Lironi çunat”, ndërsa mes tyre ndodhej edhe Tabaku.

Kujtojmë që paraditen e djeshme (2 korrik) para parlamentit u zhvillua një protestë, e cila nisi në mënyrë paqësore, por më pas degjeneroi në përplasje me policinë. Forcat e rendit përdoren gaz lotsjellës, spraj dhe ujë për të shpërndarë protestuesit, të cilët nuk po lejonin të dilnin nga Kuvendi makinat e deputetëve të PS dhe ministrave.

© Panorama.al

Te lidhura