TIRANË- Proces pozitiv në tërësi e kanë vlerësuar vëzhguesit vendorë procesin zgjedhor, duke vlerësuar punën e policisë si profesionale, duke renditur edhe një sërë problemesh që shoqëruar procesin.
Në deklaratën e parë të ditës së sotme, përfaqësuesja e këtij koalicioni vlerësoi punën e bërë nga KQZ, që sipas saj arriti të menaxhojë ngritjen e komisioneve në afate kohore të ngushta.
“KVQ me gjithë kohën e pamjaftueshme për trajnim e administruan në mënyrë të kënaqshme. Pati përmirësim në fazën e fundit të fushatën me tone të qeta dhe nxitëse për pjesëmarrjen”- tha ajo.
Në listën e arritjeve, vëzhguesit vendor renditën përmirësimet e ndjeshme në listat zgjedhore, punën e mirë të policisë,funksionimin e KQZ dhe niveleve të dyta e të treat, në mënyrë të hapur e bashkëpunuesve me vëzhguesit që rriti transparencën në tërësinë e procesit.
Por procesi sipas vëzhguesve vendor u shoqërua edhe me probleme. Së pari në raportin paraprak renditet klima e polarizuar skajshëm që në hapje të fushatës.
“Nuk u respektuan afatet ligjore për qendrat e votimit, grupet e numërimit nga partitë politike. Kryetarët e njësive vendore nuk përmbushën përgjegjësinë e ndarjes së qendrave në bazë të numrit të zgjedhësve, kështu 932 qendra ishim me më shumë se 1 mijë zgjedhës’- thuhet në raport.
Raporti vlerëson negativisht mospërgatitjen në kohë dhe cilësi të fletëve të votimit, duke sjellë printim me gabime dhe njolla.
“Nuk u përgatit në kohë logjistika mbështetëse dhe faqja zyrtare e internetit për rezultatet e numërimit”- thuhet më tej, ku theksohet edhe përdorimi I administratës në fushatë dhe i nxënësve të shokollave.
© Panorama.al











