Vëzhguesit vendorë, Meta: Zvarritja, faji i dy partive

May 12, 2011 | 10:54

TIRANE- Pergjegjesi te dy partive politike e ka quajtur përfaqësuesja e vëzhguesve vendorë, Gerta Meta, situaten zvarritese te numerimit ne njesine numer 5. Gjate nje prononcimi televiziv, Meta ka theksuar se kjo njësi ka një problematikë të vecantë dhe për këtë faji bie direkt mbi dy forcat politike kryesore që garojnë në këtë njësi.

“Ka një zvarritje të menduar. Në fillim u fol se 2 prej komisionerëve do zëvëndësoheshin për shkak se ishin të sëmurë. Më pas ora kaloi dhe nëpër tryeza nuk ka nisur numërimi. Dikush ikën, dikush vjen por në asnjë rast numërimi nuk po nis”- tha ajo, gjate prononcimit te ores 10.30.

Sipas saj, mënyra sesi po tejzgjatet procesi i numërimit nuk është aspak e duhur, komisionerët kanë përgjegjësi morale dhe ligjore përpara qytetarëve që duna të dinë se ku ka përfunduar vota e tyre dhe që presin më padurim të mësojnë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

© Panorama.al

Te lidhura