Një aksident dramatik rrugor ka ndodhur pasditen e sotme (21 shkurt), në dalje drejt superstradës, pranë zonës së Ishull-Lezhës.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të këtij të fundit.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas hetimeve paraprake bëhet e ditur se motori lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti, që vinte nga qyteti i Lezhës, ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës.
Në këtë moment ka ndodhur edhe përplasja mes dy mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Qarkullimi i automjeteve në zonë është vështirësuar për shkak të këtij aksidenti, ndërsa hetimet vijojnë.
© Panorama.al












