Vetting/ Krerët e ARRSH dhe hesapet me drejtësinë! Nga Evis Berberi, Ergys Vjerdho të Andi Toma! Kush janë drejtorët e Rrugëve që përfunduan në Prokurori

Feb 29, 2024 | 20:23
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING 

“Drejtorët e Rrugëve, të gjithë nga zyra drejt burgut”

Duke nisur nga viti 2008 e deri më sot, çdo njëri që ka drejtuar ARRSH-në në vendin tonë, duket se i ka zënë “mallkimi”.  Që të gjithë ish-drejtuesit e ARRSH –së, por edhe drejtuesit aktual janë  në hetim nga prokuroria për abuzime me tenderat dhe fondet e akorduara për rrugët nga buxheti i shtetit. Por, ndërkohë që disa prej ish-drejtuesve kanë përfunduar në pranga, për Evis Berberin sapo kanë nisur hetimet në SPAK.

Në vitin 2008-2013 në krye të ARRSH-së ka qenë Andi Toma. Ndërsa qeveriste Partia Demokratike, opozita në atë kohë e denoncoi atë për shpërdorim të fondeve për rrugën e kombit.  Por, me ndryshimin e pushtetit në vitin 2013, maxhoranca e asaj kohe PS-LSI, emëroi në vend të Andi Tomës, Dashamir Xhikën dhe zëvendës të tij… të akuzuarin Andi Toma.

Fati i dy personave që bënë rokade, në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Xhika dhe Toma, ishte vënia në pranga. Ata janë arrestuar me urdhër të prokurorisë për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërkaq, në 2018 në kryer të ARSH -së pas Dashamir Xhikës  emërohet Sonila Qato, e cila qëndroj në drejtim të këtij institucioni për tetë muaj e më pas dha dorëheqjen. Por edhe ajo si paraardhësit e saj, nuk i shpëtoj akuzave, ndërkohë që është nën hetime nga SPAK. Ish-drejtoreshës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, akuzohet për shkelje të barazisë në tendera. Të pandehur për të njëjtën akuzë bashkë me Qaton janë marrë edhe ish zyrtarë të tjerë të ARRSH-së me dyshimet se janë gjetur shkelje në procedurat e tenderit për lotin e shtatë të rrugës Kardhiq-Delvinë.

Më 20 shtator 2019 në kryer të ARRSH-së pas dorëheqjes së Sonila Qatos u vendos Vasilika Vjero, e cila edhe ajo dha dorëheqjen vetëm dy javë pas qëndrimit në këtë detyrë.

Me 3 Tetor 2019 në krye të ARRSH -së emërohet Ergys Vjerdho. Edhe Vjerdho nuk i ka shpëtuar ballafaqimit në SPAK, pas kallëzimit që i është bërë nga opozita. Ai akuzohet se në kohën që ai drejtonte ARRSH-në ka akorduar për ndërtuar një nga segmenteve rrugore Korçë – Ersekë, 20 milionë euro për 4 km rrugë! Sipas denoncimit, në këtë segment po ndërtohej me një kosto 5 herë më e lartë sesa segmentet e tjerë të së njëjtës rrugë.  Me të njëjtën kosto, në të njëjtën rrugë, janë ndërtuar që nga viti 2012 u ndërtuan rreth 18 kilometra me rreth 15 milionë euro kilometri. Në kohën e Vjerdhos një kilometër shkoi në 20 milionë euro, duke hedhur dyshime për fryrje abuzive me investimet ne infrastrukturë.

Me 8 Qeshor 2021 Ergys Vjerdho la detyrën si  drejtor i Autoritetit Rrugor dhe në vendin e tij u emërua Evis Berberi, që është emri më i fundit që i bashkëngjitet të hetuarve në këtë drejtori.

LEXO EDHE:  Vetting zbulon “gropat e korrupsionit të ARRSH”/ Si Agjentët e SPAK dhe BKH ‘bastisën’ shtëpinë e Evis Berberit! Çfarë zbuluan në banesë e drejtorit të ‘Rrugëve’

Investigimi i Vetting/ ‘Korridori i 8’ dhe milionat e që ‘përpiu’ me tenderat abuziv me ‘flamuj të kuq’! Ekspertët fajësojnë ARRSH: Hilja që përdoret me fondet

 Vetting/ Kreu i ARRSH Evis Berberi favorizoi firmën e ish-ortakut tek Unaza e Madhe! Ekspertët ngrenë alarmin për abuzimet me Korridorin 8 dhe fondet e BE

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura