Ambasada e SHBA: Kujdes sot gjatë protestës

Jan 21, 2012 | 10:29
Pamje nga njoftimi i ambasades se SHBA-se

TIRANE- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton qytetarët e saj në Shqipëri, që të kene kujdes gjate oreve te protestes homazh te opozites, ne perkujtim te  kater viktimave.

Në njoftimin e saj për qytetarët amerikanë në Shqipëri, ambasada thotë se “Partia Socialiste Shqiptare (PS) ka njoftuar planin për të mbajtur një tubim publik ditën e shtunë, më 21 janar, 2012. Ambasada është në dijeni për këtë ngjarje. Informacionet aktuale janë se protesta do të zhvillohet në bulevardin kryesor të Tiranë, “Dëshmorët e Kombit” përballë zyrës së kryeministrit, dhe në vende të tjera në të gjithë qytetin. PS ka bërë thirrje për protesta edhe në qytete të tjera të vendit. Ambasada nuk ka informacion mbi vendndodhjen specifike, zonat apo madhësinë e mundshme të tubimeve të propozuar”

Me tej në njoftimin e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paralajmëron qytetarët amerikanë që janë në Shqipëri se, demonstrata paqësore në Tiranë kanë ndodhur shpesh në të kaluarën e afërt, një demonstrim në 21 janar 2011 ishte i dhunshëm dhe rezultoi në vdekjen e katër personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve, duke përfshirë Policinë e Shtetit.

“Mitingje pasuese në Tiranë kanë qenë të qetë dhe kanë tërhequr deri në 10.000 njerëz, sipas vlerësimeve të besueshme. Ne u kujtojmë qytetarëve të SHBA-së se edhe demonstratat që nisin me një qëllim paqësor mund të kthehen të dhunshme dhe të paparashikueshme.”- thuhet më tej në njoftim.

“Ju duhet të shmangni ato nëse është e mundshme. Ambasada njofton qytetarët e saj të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për tubimet që mund të zhvillohen në qytete të tjera të Shqipërisë, duke u kujtuar atyre që të ndjekin me vëmendje raportet e lajmeve në televizionet lokale për të qenë sa më të informuar.”-perfundon njoftimi.

© Panorama.al

Te lidhura