UPDATE- Policia e Kosovës ka rinuar një tjetër aksion në Merdarë për të shpërndarë protestuesit. Lëvizja Vetëvendosje bën me dije se është arrestuar, nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti. Ndërkaq, të arrestuar nga policia e Kosovës janë edhe aktivisti/gazetar nga Tirana, Arbër Zaimi, si dhe Frashër Krasniqi dhe Naim Bunjaku.
***
Pas ndërhyrjes në pikën e Merdarës, sipas njoftimeve të Vetëvendosjes policia e Kosovës pritet të ndërhyjë ndaj protestuesve edhe në pikën tjetër, atë të Dheut të Bardhë.
“Te Dheu i Bardhë Policia e Kosovës iu ka dhënë ultimatum protestuesve që të largohen, përndryshe do të intervenojnë.”- thuhet në njoftim të fundit të VV-së.
Në një komunikim për agjencinë Kosovapress, nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka deklaruar se nuk do të zmbrapsen deri në aktivistin e fundit.
Ndërkaq, policia e Kosovës në një komunikatë të saj, tha sa ka arrestuar 42 persona te cilët janë shoqëruar në stacionin policore për procedure te mëtutjeshme hetimore, ndërsa 13 policë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë kërkuar ndihmën mjekësore.
“Gjatë ditës kanë hyrë automjete të ndryshme udhëtaresh dhe disa kamion me mallra të cilat kanë kaluar duke iu nënshtruar procedurave kufitare dhe doganore sipas procedurës ligjore për kalimin e kufirit. Policia e Kosovës është e përkushtuar që të kryej të gjitha detyrat e saj konform autorizimeve të saj ligjore”.
***
Pas policisë së Kosovës, edhe Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar arrestimin e liderit, Albin Kurti. Sipas VV ka patur një konfuzion, pasi Albin Kurti është dërguar në një ambulancë për të marrë ndihmë, pas disa plagëve të lehta që kishte marrë. Momentalisht Albin Kurti po qendron ne mes te protestuesve ne Besiane.
Ndërkaq, protestuesit po qëndorjnë në Besianë, te Qendra Tregtare “Albi Center”, ku sipas VV, qindra protestues po sulmohen brutalisht nga Policia e Kosovës.
***
Policia e Kosovës nëpërmjet zëdhënësit të saj Brahim Sadriu ka konfirmuar për te perditshmen kosovare Express, se Albin Kurti nuk është arrestuar.
“Jo! Albin Kurti nuk është i arrestuar”, ka thënë Sadriu. Raportohet se Albin Kurti ka marre lendime gjate perplasjes me policine, ndersa eshte duke marre ndihmen e pare.
Express njofton se Policia është duke vazhduar aksionin e saj për shpërndarje të protestuesve, ku njoftohet se ka edhe të lënduar, në mesin e tyre është edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
***
Vetëvendosja ka identifikuar disa nga të arrestuarit e pak minutave më parë në pikën e kalimit kufitar të Merdarës.
“Albin Kurti, Naser Shatri, Fisnik Ismajli, Gani Krasniqi, Salih Zyba, Blerim Manqastena, Hysen Durmishi dhe disa aktivistë të tjerë, emrat e të cilëve ende nuk i kemi”- thuhet në njoftimin e fundit të Vetevendosjes. Pavarësisht se Albin Kurti eshte deputet i Kuvendit te Kosoves, dhe gezon imunitet, arrestimin e tij e ka konfirmuar vete Levizja qe ai perfaqeson.
***
Informacionet e fundit nga zyra e shtypi e Vetevendosjes, raportojne per arrestimin e kreut te Levizjes, Albin Kurti.
“Arrestohen Albin Kurti dhe Salih Zyba”- njofton Vetevendosje.
Situata ne piken tjeter, ate te Dheut te Bardhe paraqitet e normalizuar.
Tensionohet situata ne piken e kalimit kufitar te Merdares. Sipas Vetevendosjes, Policia e Kosovës ka filuuar ndërhyrjen me gaz lotsjellës, rrahje dhe arrestime në Merdarë. Mesohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë aktivistët dhe qytetarët kanë qenë të ulur në tokë.
Nga njoftimet e njepasnjeshme te Vetevendosjes, sipas saj, deri më tani jane konfirmuar dy te arrestuar, Hysen Durmishi dhe Fisnik Ismajli.
***
Sipas Vetevendosjes jane afërsisht 3000 aktivistë dhe qytetarë, te cilet janë të mbledhur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë.
Ata kanë arritur të bllokojnë në mënyrë paqësore njërën korsi të rrugës për të zbatuar reciprocitetin. Perfaqesuesit e Levizjes Vetevendosja bejne thirrje here pas here ne drejtim te forcave te policise qe te mos provokojne protestuesit e mbledhur ne dy pikat e kalimit kufitar.
***
Albin Kurti tashmë është në krye të protestës. Vetëvendosje po raporton live gjithçka çfare po ndodh në pikat e kalimit kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhe nëpërmjet rrejtit social Facebook.
“Të gjitha makinat që nuk janë me targa të Serbisë, e të cilat policia i lejon të kalojnë as ne nuk i ndalim. Ne kemi problem vetëm me Serbinë.”- iu drejtua Albin Kurti mijëra protestuesve të mbledhur ne pikën e kalimit në Merdarë.
Më tej njoftohet se “Protestuesit janë duke e zbatuar vendimin e Kuvendit për reciprocitet dhe kanë lejuar të kalojnë 4 vetura me tabela të Republikës së Kosovës dhe një kamion me prodhime vendore të firmës “Vipa chips”.
***
Sekretariati për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetevendosje ka konfirmuar mberritjen e aktivisteve dhe qytetareve te pare ne piken e kalimit kufitar te Dheut te Bardhe.
“Përkundër ndalesave të shumta të policisë, aktivistët dhe qytetarët e parë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! kanë arritur në afërsi të pikës kufitare Dheu i Bardhë.”- thuhet ne nje komunikim te shkurter te VV.
***
Ndersa duhen edhe me pak se 30 minuta qe aksioni i Levizjes Vetevendosje te nise zyrtarisht, Express raporton se, rreth 500 protestues janë mbledhur ne piken kufitare Dheu i Bardhë, ndersa Njësia Speciale e Policisë së Kosovës i ka bllokuara ata rreth 300 metra larg piks kufitare.
Në rrugë kontrollimin janë duke e bërë Policia e Trafikut, kurse pas tyre janë barrikaduar Njësia Speciale.
Situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
***
Policia e Kosovës ka dërguar një numër të madh të pjesëtarëve të njësive elitë në dy pikat kufitare, Merdare dhe Dheu i Bardh, njofton reporteri i gazetës Express i vendosur tashmë në pikën e kalimit kufitarë të Merdarës.
Raportohet se rruga deri në kufij është pothuajse e zbrazët, ndërsa në pikën kufitare vërehen forca të mëdha policore. Sipas tij, njësitë elite janë të pajisura edhe me makineri të rëndë.
Aktualisht qytetarë dhe mallra po hyjnë dhe po dalin normalisht, sikurse në çdo ditë të zakonshme pune.
Vetëvendosja sot bllokon dy pikat kufitare
Lëvizja Vetëvendosje sot në ora 13:00, pritet të dalë në dy pikat kufitare, në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë, për t’i bllokuar mallrat serbe që hyjnë në Kosovë. Kjo, sipas udhëheqësve të Vetëvendosjes, do të bëhet për ta zbatuar vendimin e Kuvendit të Kosovës të 7 dhjetorit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, të cilin, Qeveria e Kosovës nuk po e përfill.
Udhëheqësit e Vetëvendosjes kanë njoftuar se aksioni do të jetë paqësore dhe se do të ndalohen vetëm kamionët që vinë me mallra serbe.
Thirrja e Vetëvendosjes për të dale në dy pikat kufitare, është kundërshtuar nga presidentja Jahjaga, kryeparlamentari Krasniqi, kabineti qeveritar, partitë politike dhe vendet e Kuintit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për aksionin e paralajmëruar dhe ka hartuar urdhrin operativ të quajtur “Lëvizja dhe qarkullimi i lirë”.(kosovapress)
© Panorama.al











