Anëtarë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kthyen përmbys një kamion që po sillte mallra serbe në Kosovë përmes pikës kufitare të Merdarës.
Në fshatin Lupç të Podujevës, aktivistët e kësaj lëvizje fillimisht kanë nxjerrë mallrat që ndodheshin në kamion e më pas e kanë përmbysur kamionin në humnerë.
Erzen Vraniqi, Zëdhënës i Vetëvendosjes, thotë se me këtë akt kjo lëvizje kundërshton hyrjen në Kosovë të mallrave serbe.
“Anëtarët dhe deputetët ë Vetëvendosjes e kanë ndaluar një kamion që po barte mallra serbe, e kanë shkarkuar mallin dhe më pas e kanë rrotulluar kamionin, dukë e bërë të palëvizshëm”, tha Vraniqi për ExpressOnline.
Mësohet se aktivistët e VV-së kanë qenë të maskuar si policë, formë kjo për të bindur shoferin të ndalonte kamionin.
© Panorama.al











