Veriu, Thaçi: S’do të ketë ndarje, as mbikqyrje

Sep 21, 2011 | 18:33

NEW YORK- Kryeministri i Kosvës, Hashim Thaçi përjashtoi mundësinë e ndarjes, apo mbikqyrjes ndërkombëtarë të veriut të Kosovës,  duke pohuar se, Kosova është një shtet i pavarur, dhe se vendi me veprimet e fundit në veri është duke forcuar sovranitetin.

Gjatë një interviste të drejtëpërdrejtë nga Nju Jorku për Zërin e Amerikës, Thaçi tha se do të ketë shpërbërje të plotë të struktuarve paralele në veri të vendit, ndërsa tha se, kjo do të arrihet nëpërmjet veprimeve të përbashkëta me faktorin ndërkombëtar.

Lidhur me proçesin e njohjeve të reja, kreu i qeverisë së Kosvës tha se “jemi në rrugë te mbarë, pasi vendet që na kanë njohur deri tani janë bërë lobuese për në”

I pyetur për rastin Limaj, Thaçi tha se nuk dëshiron që kjo çështje të personalizohet, ndërsa shtoi se, drejtësia e ka dhënë fjalën e saj.

© Panorama.al

Te lidhura