Venezuela heq kufizimet në rrjetet sociale për të lehtësuar operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve

Jun 26, 2026 | 17:50

Qeveria e Venezuelës ka hequr kufizimet në rrjetet sociale për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit pas dy tërmeteve të forta që goditën vendin.

Capture

Vendimi u mor pas një kërkese të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila të enjten (25 qershor) i bëri thirrje autoriteteve venezueliane të hiqnin kufizimet në platformat sociale për të lehtësuar kërkimet.

Rrjetet sociale janë kthyer në një mjet kyç gjatë operacioneve të shpëtimit, pasi mijëra qytetarë kanë shpërndarë njoftime dhe fotografi të personave të zhdukur në WhatsApp, Facebook dhe X, duke publikuar të dhëna për familjarët e tyre në përpjekje për t’i gjetur.

Procesi i kërkimit u vështirësua edhe më shumë për shkak të kufizimeve që autoritetet kishin vendosur mbi përdorimin e rrjeteve sociale.

Menjëherë pas tërmeteve, platformat si WhatsApp, Facebook, X dhe rrjete të tjera u mbushën me fotografi dhe thirrje për ndihmë për persona të zhdukur, mes tyre prindër të moshuar, fëmijë të vegjël, kushërinj, miq dhe fqinj, telefonat e të cilëve kishin pushuar së funksionuari pas goditjeve sizmike.

© Panorama.al

Te lidhura