Binjakët Shpendi duket se do të ndryshojnë ekip në merkaton e verës, pasi janë ndër lojtarët më të kërkuar të Serisë B. Stiven Shpendi është pjesë e Empolit, ndërsa Kristiani luan me Çezenën.

Dy 23-vjeçarë që vështirë të mbahen nga klubet respektive, pavarësisht kontratave afatgjata. Presidenti i Empolit, Fabricio Korsi, u shpreh 11 ditë më parë: “Nuk kam shumë dëshirë të flas për futboll, por deri më sot nuk kam marrë asnjë ofertë nga Padova për Stiven Shpendin. Duke thënë se unë e shoh më shumë te Xhenoa sesa te Padova. Nëse do të vijnë oferta, do t’i dëgjojmë. Thonë se pronarët e Padovës kanë potencial shumë të madh dhe janë shumë të pasur. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Stiveni gjatë kësaj kohe lidhet me një kalim në Seria A, por edhe Padova interesohet për shërbimet e tij. Fakt është se ishte pikërisht ai që mbajti Empolin në Serinë B me golat e tij.
Sa i përket Kristianit, mund të ketë edhe transferim jashtë Italisë. Prej kohësh mbetet golashënuesi kryesor i Çezenës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











