Transferimi më i shtrenjtë, si Mançester Siti theu konkurrencën

Jun 26, 2026 | 17:42

Mançester Siti është shumë pranë kompletimit të transferimit të mesfushorit të Anglisë dhe Notingem Forestit, Eliot Anderson, me dy klubet që po punojnë për detajet e fundit.

Screenshot 2026-06-26 173506

23-vjeçari është shndërruar në objektivin kryesor të kampionëve të Anglisë për repartin e mesfushës, teksa klubi po përgatitet për jetën pas Bernardo Silvës. Negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare, pasi Notingem kishte refuzuar dy oferta të mëparshme nga Siti për lojtarin.

Interesim për Anderson kishte shfaqur edhe Mançester Junajtid, por mesfushori preferon një transferim në “Etihad Stadium”, duke e vendosur Sitin në pozitën më të favorshme për të siguruar shërbimet e tij.

Mesfushori pritet të ketë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e skuadrës nga Mançesteri, nën drejtimin e trajnerit të ri, Enco Mareska. Përzgjedhësi i Anglisë, Tomas Tuhel, ka konfirmuar se futbollistët që ndodhen në Kupën e Botës do të lejohen t’i kryejnë kontrollet mjekësore gjatë turneut, gjë që mund t’i mundësojë Andersonit t’i përfundojë formalitetet e transferimit edhe gjatë grumbullimit me Kombëtaren.

Shifra e transferimit raportohet të jetë rekord për Sitin. Kështu do kalojë rreth 120 milionë euro që u paguan më parë për Grilish.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura