“ I kam vënë epitetin Rama Grekoviç!”- Protesta e 27-të për largimin e qeverisë, qytetari: Ai nuk është kryeministri jonë, por i Serbisë dhe i Greqisë

Jun 26, 2026 | 19:19

Në nisje të protestës së 27-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një qytetar ka folur për çështjen çame, ndërsa ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Ai tha se ka dalë në protestë për çështjet që lidhen me të gjithë shqiptarët, duke theksuar se, sipas tij, nuk duhet të ketë ndarje mes krahinave.

Qytetari kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Rama, ndërsa shtoi se atë nuk e konsideron kryeministrin e Shqipërisë, por si të Serbisë edhe të Greqisë.

“Unë ia kam vënë epitetin “Rama Grekoviç””, tha ai.

Protestuesi: Unë protestoj për çështjen e të gjithë shqiptarëve, sepse çamët janë shqiptarë aq sa shqiptarët janë çamë. Nuk ka ndarje. Enver Hoxha i ndante këto, ne jemi të gjithë njësoj. E dyta, unë protestoj si për çështjen çame, si për çështjen kosovare, sepse i përkas të dy krahinave.

Çështja çame më goditi sot më shumë, sepse sot përkujtohet 82-vjetori i gjenocidit grek ndaj popullsisë çame, por më tepër më rëndon kjo heshtja që bëjnë këto shoqata, ose këta deputetë, që i kalojnë çdo gjë me heshtje dhe mbi të gjitha përdorin gjenocidin, vrasjen e martirëve tanë. Unë kërkoj nga Rama të japë dorëheqjen, nuk pres gjë. Ai nuk është kryeministri ynë, është i Serbisë edhe i Greqisë. Unë ia kam vënë epitetin “Rama Grekoviç”.

Kërkoj për çështjen çame nga deputetët, si Bido, që i duket vetja çam, por ai po hesht më shumë se kryeministri.

© Panorama.al

Te lidhura