Vendosi tritolin në makinën e efektivit të krimeve, gjykata e Lezhës liron nga qelia autorin e dyshuar! 32-vjeçari: Nuk kam lidhje me ngjarjen

Mar 19, 2026 | 10:33

 

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për 32-vjeçarin Fatjon Rrika, i cili u arrestua si i dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e agjentit të krimeve, Gentjan Gjeta.

shperthim lezhe agjenti i krimeve

Ngjarja ka ndodhur të dielën në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, ku shpërthimi shkaktoi dëme materiale.

Burime bëjnë me dije se, ashtu si gjatë momentit të arrestimit, edhe gjatë seancës gjyqësore, 32-vjeçari nuk ka pranuar të ketë lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© Panorama.al

Te lidhura