Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtorë dhe dënoi 7 anëtarët e një grupi të huajsh të trafikut të klandestinëve, nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës, drejt vendeve të BE-së.
Në vendimin e shpallur sot (12 shkurt), pas pretencës së dhënë nga SPAK, GJKKO i gjeti fajtorë të pandehurit e ndarë në dy grupe dhe u dha gati tre vite pas operacionit.
Verdiktet shkojnë nga 8-35 vite burgim, ndërsa akuzohen edhe për tentativë të vrasjes së policëve gjatë aksionit në vitin 2023, pasi i qëlluan me armë në krye të detyrës, teksa përpiqeshin të arratiseshin.
Grupi i parë, përbëhet nga Muhamed Shehab, Muhammed Nasir, Nagid Alabdalah dhe grupi i dytë, nga Sultan Grimash, Muhammed Radaën, Ayoub Bahhoo, e Rabi Lqadi.
SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi kërkesën për gjykim në Gjykatën e Posaçme 7 trafikantët e klandestinëve që hapën zjarr ndaj policisë kufitare në Morinë më 25 maj 2023, të cilët po monitoronin zonën për kapjen e personave të armatosur, duke rrezikuar rëndë jetën e tyre dhe të banorëve. Bëhet fjalë për 5 sirianë dhe 2 algjerianë, pjesë e 2 grupeve kriminale të trafikut të qenieve njerëzorë që vepronin në Shqipëri dhe Kosovë.
Në 2023, kanë jetuar mes Morinës dhe Kosovës, duke hyrë dhe dalë në mënyrë të paligjshme, kanë mbajtur armë, kanë bashkëpunuar shqiptarë, kosovarë dhe të tjerë të huaj duke organizuar dhënie ndihme për kalim të paligjshëm në disa raste. Këta dy grupe kriminale bashkëpunojnë, edhe me grupe që veprojnë në shtete të tjera, që nga vendi i origjinës, vijuar më tej edhe në Greqi, Turqi, Kosovë, Serbi, Gjermani.
Një pjesë e tyre rezultojnë se kanë jetuar në Shqipëri të paktën nga viti 2019, janë kapur disa herë me emigrantë të tjerë në territorin shqiptar, duke u hequr edhe ata si emigrantë, dhe duke mos u bërë e mundur identifikimi i tyre si organizues dhe gjatë intervistimeve, kanë dhënë gjeneralitete të rreme.
Vendimi i Gjykatës së Posaçme:
“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve: Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma, Ayoub Bahhoo, Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan, Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi, Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman, Muhammed Nasir alias Nouh Graie dhe Nagid Alabdalah alias Abu Gira”.
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Etleva Deda dhe Bib Ndreca, me vendimin nr. 12, datë 10.02.2026 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.P, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 vite burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.Sh, parashikuar nga neni 79/b dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit I.R, parashikuar nga neni 76 dhe neni 22 i K.Penal dhe dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 20 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 9 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 13 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri pandehurit Sultan Grimash alias Sadaak Guremache alias Junes Alma dënohet me 35 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i ekzekutimit të vendimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Ayoub Bahhoo për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Ayoub Bahhoo dënohet me 35 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278/a paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 12 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouw alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed Radën alias Muhamed Radouë alias Radvan Radvan dënohet me 35 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Rabi Lqadi alias Rabi El-Kadi dënohet me 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A.L, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit J.Q, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit G.C, parashikuar nga neni 79/b, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 2 të K.Penal, dënimin e tij me 35 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit B.D, parashikuar nga neni 76, neni 28 pika 4 dhe neni 22 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 17 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i parë i K.Penal dhe dënimin e tij me 5 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed Shehab alias Mohamed Al Uthman Shaab alias Mohamed Outman dënohet me 35 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 278 paragrafi i parë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 10 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhammed Nasir alias Nouh Graie për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Muhammed Nasir alias Nouh Graie dënohet me 12 vjet burgim. Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 298 paragrafi i dytë e neni 28 pika 4 i K.Penal dhe në zbatim edhe të nenit 334 pika 1 të K.Penal dënimin e tij me 8 vjet burgim.
- Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, kryer në bashkëpunim, në formën e veçantë, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 297 e neni 28 pika 4 i K.Penal, për shkak se në bazë të nenit 388 pika 1, gërma “b” e K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Nagid Alabdalah alias Abu Gira për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri Nagid Alabdalah alias Abu Gira dënohet me 8 vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit fillon nga momenti i arrestimit dhe do të vuhet në një burg të sigurisë së lartë në bazë të nenit 16 të ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.














