Vendimi, UEFA dënon Murinjon

May 6, 2011 | 17:08

Traineri i Realit, Hose Murinjo denohet me perjashtim nga pese ndeshje dhe gjobe 50 mije euro. Vendimi eshte marre nga UEFA, për shkak të akuzave se organizata e favorizoi rivalin e madrilenëve, Barcelonën në Kupën e Kampionëve të Evropës.

Murinjo nuk mori pjesë në ndeshjen e kthimit të gjysëmfinales në stadiumin Kamp Nou në Barcelonë, e cila e çimentoi disfatën e Realit me rezultat të përgjithshëm 3-1.

UEFA tha se komentet e Murinjos se Barcelona ka përfituar nga vendimet kundër Realit janë “deklarata të padenja”. Reali gjithashtu u dënua me 20 mijë euro gjobë për shkak të sjelljes së tifozëve të tij.

© Panorama.al

Te lidhura