TIRANË-“Shenjë optimizmi se në vend ka ende shpirt patriotik”. Kështu e ka quajtur sot kreu i partisë Ligj me Drejtësi Spartak Ngjela vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese, në favor të kombësisë, duke përshëndetur rrëzimin e dispozitave për këtë cështje në ligjin e Gjendjes Civile.
“E përshëndes vendimin, duke theksuar se në gjithë këtë peshë të rëndë antikombëtare të ushtruar nga kryeministri, shqiptarët panë se në insitucionet e tyre dhe në më kryesoret paska ende shpirt patriotik. Ky duhet të jetë opotizmizëm”- tha Ngjela.
Sipas tij, nëse kryeministri kërkon të ndihmojë në shitje me interesat individuale fqinjtë ose të tjerëm le të japë para, duke qenë se është shteti i dytë më i fuqishëm në botë. “Meqë vjen pas Gjermanisë, të japë para por të mos u shesë njerëz. Kjo është ndërmarrje e rëndë antikombëtare e një qeverie që shumë shpejt do të përballet me popullin e saj”- tha ai.











