Vendimi i GJK pro qeverisë, Adriatik Lapaj: Gjyqtarët u trembën edhe populli se ka halle, por…

Dec 12, 2025 | 17:14

Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu sot në detyrë Belinda Ballukun.

lapaj

Kushtetuesja pranoi të shqyrtojë në themel ankimin e kryeministrisë, sa i përket pezullimit të Ballukut nga ana e GJKKO. Seanca shqyrtuese do të zhvillohet më 22 janar 2026.

Lapaj shprehet se gjyqtarët ashtu si populli kanë halle dhe tremben, duke nënkuptuar arsyen e vendimit që rikthen në detyrë Ballukun.


Postimi i Adriatik Lapaj: 

Sigurisht që kur populli trembet se ka halle, edhe gjyqtarët tremben. Fundja dhe ata kanë hallet e veta!
Te sheshi Kryeministrisë jam prej 90 orësh pa ndalim! Çdo ditë ora 17.00 ju pres!
Ju përshëndes!

© Panorama.al

Te lidhura