Avokati Kastriot Berberi deklaroi se Partia Socialiste qeveris “nga lart poshtë”, duke shtuar se mungon përfshirja e organizatave bazë të partisë në politikat qeverisëse. Ai mori shembullin e Partisë Laburiste në Britani, teksa tha se janë bazat që iu kërkojnë llogari përfaqësuesve të qeverisë dhe parlamentit.
“PS bërë shumë, por ka shumë për të bërë. Në këndvështrimin tim, mungon përfshirja e organizatave bazë të PS në politikëbërjen e politikave qeverisëse. Në Londër, në Partinë Laburiste bazat janë ekspertizë, iu kërkojnë llogari përfaqësuesve të tyre të qeverisë dhe parlamentit. Kjo nuk ekziston në PS. Këtu qeveriset nga lart poshtë.”. tha avokati.
Ai theksoi se nëse në parti duhet të jetë e besueshme duhet të ketë demokratizim të brendshëm. Duke komentuar partitë e reja, avokati theksoi:
“Unë mbështes një parti që ka demokratizim të brendshëm. Ideologjia është hapi i dytë. Hapi i parë është përzgjedhja e kandidatëve, e drejtuesve të forumeve të partisë.”
Në lidhje me integrimin, ai kërkoi më shumë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës. Sipas tij, BE po shkel sytë ndaj standardeve pasi Shqipëria ende nuk i plotëson, por po e bën këtë gjë për arsye gjeopolitike.
“Qershia mbi tortë do të ishte nëse anëtarësimi në 2030 pavarësisht se standardi i jetesës është shumë larg BE. Por ne duhet të përfitojmë se përqindja më e madhe e popullit shqiptar është se ne të hyjmë në Evropë. Mendimi i evropianëve është që të përshpejtohet procesi i pranimit të Shqipërisë. Ata po mbyllin syrin e veshin për nivelin e ulët të standarteve që kemi për arsye gjeopolitike.”
© Panorama.al












