Veliaj: “Re:Fressh”, slogani i ringritjes së Forumit

Jan 10, 2012 | 10:35

“Re:Fressh”, ky është slogani që kanë zgjedhur organizatorët në Partinë Socialiste për festën e 20-vjetorit të themelimit të kësaj partie, një eveniment që do të zhvillohet në Tiranë, në sallën e Pallatit të Kongreseve. Që prej tri ditësh, në selinë e PS, të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist, nën drejtimin e sekretarit për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, janë duke u marrë me përgatitjet e 20-vjetorit të FRESSH-it. “Ky do të jetë një ndër organizimet më të mëdha që do të bëjnë të rinjtë e Partisë Socialiste”, u shpreh dje për “PSTV” Veliaj. Dita festive do të nisë të dielën, në orën 10:30, me Konventën e të Rinjve në Pallatin e Kongreseve. Në orën 17:00, në Black Box, në Akademinë e Arteve, do të zhvillohet një aktivitet me temë “Për një rilindje shqiptare, për të rinjtë, me të rinjtë – Forum për Programin”. Ndërsa në orën 21:00 do të ketë FRESSH-FEST me DJ dhe këngëtarët e rinj më të mirë në një nga klubet e Tiranës. Një ndër folësit kryesorë përpara të rinjve do të jetë edhe më “pionieri” i krijimit të këtij forumi 20 vjet më parë: Pandeli Majko. Ish-kryetar FRESSH-i, ish-kryeministër, ish-ministër, aktualisht deputet dhe anëtar Kryesie i Partisë Socialiste, duket se karriera e socialistit po ecën për mbarë në ofertën që i është bërë dhe shumë afër zgjedhjes ndoshta në selinë e lartë të Kombeve të Bashkuara.

© Panorama.al

Te lidhura