Proces te montuar dhe te parregullt e ka quajtur avokati i kreut te LSI-se, Ilir Metes, Gëzim Veleshnja procesin ne ngarkim te klientit te tij. Pas vendimit te sotem, ne nje seance te gjate, Veleshnja ka reaguar duke cilesuar oren si te vetmen prove origjinale.
“Iu kërkua gjykatës që ekspertët të mos i vënë në dispozicion orën, me të cilën është realizuar përgjimi. Ora, si e vetme provë materiale, tregon se është proces i montuar. Mungesa e provës origjinale materiale, në vështrim të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, e bënë këtë proces të parregullt ligjërisht. Çdo filmim, që gjendet në objekte të tjera jashtë provës materiale, nuk mund të përdoret në një proces të rregullt gjyqësor”, tha ai.











