Vdes në spital 21 vjeçarja, nisin hetimet

Jan 3, 2012 | 16:38
Foto Ilustruese

ELBASAN- Hetime per vdekjen e vajzes 21 vjecare, nga Librazhd-Qendër. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Elbasanit, nderkohe qe dyshimet e para jane per nje temperature te larte shkaktuar nga gripi.

Viktima eshte Blerina Balla, e cila sipas mjekeve ka kaluar temperature shume te larte qe nga dita e fundit e vitit qe lame pas. E reja, vdiq ne spital, mëngjesin e sotëm, e fill pas kesaj kane nisur edhe hetimet per zbardhjen e shkaqeve.

Sipas policise, vajza mëngjesin e djeshëm u shtrua ne Spitalin Rajonal të Librazhdit në gjendje të rëndë shëndetesorë si pasojë e temperaturës së lartë. Pas mjekimit të marrë në këtë spital, duke qënë se gjendja shëndetësore e saj ishte tepër e rënduar, menjehere u dergua në Spitalin Kirurgjik Elbasan, ku dhe gjeti vdekjen sapo dilte nga ambulanca.

Grupi hetimor, i cili kreu veprimet e para, konstatoi se kjo shtetase kishte shfaqur probleme shëndetësore si, dhimbje koke e temperaturë, dhe menjëherë është dërguar në spital nga të afërmit.

Grupi i eksperteve ben me dije se do te pritet akti i ekspertimit për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së saj.

© Panorama.al

Te lidhura