Vdes në moshën 73- vjeçare legjenda e muzikës,Etta James

Jan 20, 2012 | 18:00

Legjenda e muzikës soul Etta James vdes në moshën 73-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga miku i saj i ngushtë dhe menaxheri, Lupe De Leon

Ajo ishte diagnostikuar me leuçemi në vitin 2010, dhe vuante edhe nga hepatiti C.

James vdiq në një spital në Riverside, Kaliforni. Ajo do të kishte mbushur 74 vjeç, të mërkurën e ardhshme.

“Kjo është një humbje e madhe për familjen, miqtë e saj dhe mbështetësit anembanë botës”, tha De Leon. “Ajo ishte një zë origjinal, i vërtetë dhe që mund të këndonte gjithçka, zëri i saj nuk njihte kufinj.”

“Kam punuar me Etta për mbi 30 vjet. Ajo ishte mikja ime dhe unë do ta ndjej mungesën e saj gjithmonë.”- tha De Leon.

© Panorama.al

Te lidhura