Samiti i Varshavës, pritet takimi me Obamën

May 27, 2011 | 14:00
Presidenti Topi gjate punimeve te samitit

Presidentët e 20 vendeve të Evropës Qëndrore, përfshirë presidentin, Bamir Topi dhe presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga kanë filluar takimin në Varshavë, ku pritet rë diskutohen transformimet aktuale në botën arabe dhe për tranzicionin e rajonit drejt demokracisë..

Takimit pritet që t’i bashkangjitet edhe  presidenti i SHBA-së, Barak Obama, gjatë një darke pune me liderët e vendeve pjesëmarrëse. Obama prej disa ditësh gjendet në kontinentin e vjetër, në turin e tij evropian.

Për shkak të ftesë që ju bë nga Polonia presidentes së Kosovës, Atifiete Jahjaga, në samitin në Varshavë nuk po marrin pjesë Serbia dhe Rumania.

Nga rajoni, në samit marrin pjesë edhe presidenti i Kroacisë, i Bosnjë Hercegovinës, i Maqedonisë dhe ai i Malit të Zi.

© Panorama.al

Te lidhura