Van Der Sar la futbollin, tani shfaqet si maratonist

Nov 8, 2011 | 15:56
Van der Sar në maratonën e Nju Jorkut

I ka surprizuar të gjithë gjigandi holandez i portës, i tërhqeur tashmë nga futbolli. Edvin Van Der Sar është shfaqur duke garuar si maratonist në Nju Jork të SHBA. Kësisoji, pasi e përfundoi karrierën e futbollistit aktiv edicionin e shkuar, pas disa sezoneve të shkëlqyera tek Manchester United, holandezi ka dëshmuar se nuk ka ndërmend ta lërë sportin, si argëtim. Ai ishte pjesëmarrës i maratonës së Nju Jorkut, në të cilën morën pjesë më shumë se 47 mijë njerëz. Ish-portieri i kombëtares së Holandës, i Juventusit dhe i Mançester United, Van Der Sar, e kaloi suksesshëm këtë maratonë, që zgjati për më shumë se 4 orë. Nga organizatorët e këtij eventi është pohuar se përgatitja e tij fizike ishte mjaft e lartë.

© Panorama.al

Te lidhura