Ish-ylli i Milanit dhe i kombëtares së Holandës, Marko van Basten ka shprehur mendimin e tij se mbajtësi në fuqi i “Topi i Artë 2010”, argjentinasi Lionel Mesi, është një “prerje” mbi pjesën tjetër të futbollistëve, që luajnë sot me skuadra të ndryshme në botë. “Nuk ka asnjë dyshim për këtë, Lionel Mes është qartësisht lojtari më i mirë në botë. Ai është një fenomen, që ka fituar tashmë gjithçka, por është ende i uritur për më shumë. Përulësia e tij si njeri dhe futbollist vetëm sa e bën atë edhe më të madh, – tha Van Basten për “El Mundo Deportivo”. – Ai mund të bëhet edhe më me ndikim, pse jo. Mesi është një lider i lindur dhe të duhet ta imponojnë veten si Diego Maradona ka. Në këtë rast nuk jam dke folur vetëm rreth impaktit të tij te Barcelona, por edhe asaj që mund të bëjë me Argjentinën. Leo duhet të udhëheqë rrugën për të tjerët tek Argjentina, ndërsa këta të fundit duhet ta ndjekin atë. Unë mendoj se ai do ta fitojë “Topin e Artë” përsëri, për vitin 2011. Jo vetëm se si futbollist ka shumë cilësi, por sepse ka fituar edhe “La Liga”, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë gjithë sezonit.”
Lionel Mesi e ka fituar edhe më parë “Topin e Artë”, në vitin 2009 dhe 2010 dhe mund të bëhet lojtari i dytë në histori, që të fitojë tri herë radhazi çmimin e lartë, pas Mishel Platinisë.











