Universiteti Luarasi partner kyç në konferencën “Balkan Crypto 2025”, flet organizatori i eventit: Shqipëria, qendër strategjike për të ardhmen e WEB3 dhe kriptomonedhave”

May 27, 2025 | 15:55

Tirana do të jetë vendi mikpritës i konferencës ndërkombëtare “Balkan Crypto 2025”. Organizatori i këtij eventi Fatjon Dajçi ishte sot në News 24, teksa foli mbi organizimin e kësaj konference, për të afruar sa më shumë sipas tij rininë por jo vetëm me monedhat crypto.

fatjon dajci

Partner kyç i kësaj nisme është Universiteti Luarasi, nga e cila do marrin pjesë studentë që në fund të eventit do pajisen me certifikata.

“Shqipëria pikë strategjike shumë e mirë. Ka qenë një pikë për gjithë Ballkanin, edhe për këtë WEB3, duhet marrë me pozitivitet, do i hapi rrugë gjithë rinisë dhe njerëzimit. Do i japi më shumë mundësi të ecim përpara.

Të angazhojmë rininë një herë për një herë. Në ueb3 ka likuiditet. Neve na duhet ata që duhet të investojnë, me ec përpara. Shqipëria i ka të gjitha, pse jo mos ti biem në Shqipëri.

Me atë forcë që kemi, jemi munduar të sjellim kompanitë më të mëdhaja në botë për volum lekësh. I kemi pru në Shqipëri. Shpresojmë të sjellim dhe më shumë. Si ide ka qenë me vite. Nuk kemi qenë gati si shtet me e përballuar. Ka ndërruar mendja e njerëzve, rinia po avancon. Mirë është të jemi të parët. Kemi qenë të fundit.

Luarasi do na ndihmojnë me studentët. Ne do i japim një certifikatë dhe një referencë pune. Ne besojmë të japim hapësirë studentëve dhe një referencë për punë të reja. Ueb 3 përfshi dizanjin, conten writer, ka shumë fusha. Është një gjë shumë e madhe për studentët. Studentët kanë kohë që janë përfshirë.”

Dajçi pret një bashkëpunim dhe partneritet nga qeveria, pasi bëhet fjalë për diçka që i përket të ardhmes.

“WEB3  e përdorim si frazë, teknologjia e tretë. Është teknologjia e re. je një kompani por do investim. Nuk ke fuqi për një biznes, duhen ca lek, ueb 3 e jep si ide dhe njerëzit ta financojnë.

Duhen bashkëpunim të ecim përpara si shtet dhe të bashkëpunojmë me shtete si Kosova, Maqedonia.

Sfida ishte me tregu që kjo do bëhet në Shqipëri. Kishte skepticizëm, pse do bëhet në Shqipëri. Bizneset në Shqipëri nuk kishin shumë informacion. Ka mbi 100 spikers. Temat janë shumë të ndryshme. Kam shumë qejf të ftoj gjithë rininë.”

© Panorama.al

Te lidhura