Unaza e Madhe, Olldashi: Gati për 12 muaj

Sep 1, 2011 | 12:04

TIRANE- Brenda 12 muajve do te jete funksionale Unaza e Madhe e Tiranes. Deklarata eshte bere sot nga ministri i Transporteve Sokol Olldashi, gjate inspektimit te punimeve ne kete segment te rendesishem rrugor, gjate te cilit ka premtuar edhe shpronesim per gjithe pronaret e tokes.

Sipas Olldashit, punimet po vijojnë me ritme të larta dhe kjo garanton se shume shpejt unaza do te jete gati per qytetaret. I pyetur per problemet e shpronesimeve dhe pretendimet epronareve te tokes, Olldashi i cilesoi ato te tejkaluara e te zgjidhura. Ai theksoi se për shpronësimet është gati fondi 400 milionë lekë dhe tashmë të gjithë pronarët e tokës kanë nisur të marrin edhe vlerën financiare të tokës.

Ministri deklaroi se ky është një projekt ndër më të rëndësishmit, sepse është i lidhur edhe me aksin Tiranë-Elbasan.

© Panorama.al

Te lidhura