TIRANE- Ujësjellësi i Tiranës ka bere sot publike listën e institucioneve debitore, duke deklaruar se shuma e detyrimeve te pashlyera ka arritur ne 330 milionë lekë.
Ne listen e institucioneve debitore, renditen Ministria e Shëndetësisë dhe institucione që varen nga ajo me vlere 48.6 milionë lekë, Ministria e Arsimit 170.8 milionë lekë, Ministria e Mbrojtjes 31.1 milionë lekë, Ministria e Turizmit dhe institucionet në varësi të saj, që detyrohen 6.6 mln lekë, si dhe Drejtoria e Shërbimeve qeveritare 20.1 milionë lekë bashkë me njësitë bashkiake 10.4 mln lekë











