U zgjodh lideri suprem i Iranit, Putin përgëzon Mojtaba Khamenein: Do të vazhdoni punën e babait tuaj, Rusia ishte dhe do të jetë një partner i besueshëm i Teheranit!

Mar 9, 2026 | 11:33

Presidenti rus Vladimir Putin, e përgëzoi sot në mëngjes (9 mars) udhëheqësin e ri Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Hosseini Ali Khamenei, për zgjedhjen e tij, duke përsëritur se “Rusia ka qenë dhe do të jetë një partner i besueshëm i Iranit”.

putin

“I nderuar z. Hosseini Khamenei, ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Udhëheqës Suprem i Republikës Islamike të Iranit”, tha Vladimir Putin në deklaratën e tij.

Presidenti rus shprehu gjithashtu besimin se Khamenei do të vazhdojë punën e babait të tij dhe do të bashkojë popullin iranian përballë sprovave.

Përveç kësaj, Putin deklaroi mbështetjen dhe solidaritetin e vazhdueshëm të Moskës me Teheranin:

“Rusia ka qenë dhe do të jetë një partner i besueshëm i Republikës Islamike”, tha Kremlini.

Në mesazhin e tij, Vladimir Putin e karakterizoi përsëri sulmin ndaj Iranit si një akt agresioni të armatosur.

© Panorama.al

Te lidhura