U vra gjatë operacionit policor, nisin në Pogradec homazhet për efektivin Enea Mekolli!

Jun 5, 2026 | 10:44


Po i jepet sot (5 qershor) lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili u vra nga i shumëkërkuari dhe i dënuari për drogë, Violand Braçellari, gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e tij dje në Lozhan të Maliqit, ku u plagos edhe efektivi tjetër Edison Adri.

homazhet pogradec enea mekolli

Homazhet në nderim të tij nisën pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, të cilët nisën në orën 10:00 deri në 12:00.

homazhet pogradec1

Qindra qytetarë, miq dhe kolegë mes lotësh, janë mbledhur për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.

enea mekolli homazhet

Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.

homazhet3

Familja kërkoi që Enea të prehej në vendlindjen e tij dhe jo në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.

homazhet pogradec

© Panorama.al

Te lidhura