U tha se kishte armë në brez, zbardhen detajet e arrestimit të Gjestit! Reperi akuzohet për 3 vepra penale

Mar 12, 2026 | 16:25

Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë.

gjesti

Sipas njoftimit zyrtar, këngëtari dyshohet për kryerjen e disa veprave penale. Ndër akuzat që rëndojnë ndaj tij janë mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve, si dhe veprat penale kanosje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Autoritetet bëjnë të ditur se Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Megjithatë, për shkak të fazës së hershme të hetimeve, Prokuroria ka theksuar se nuk mund të publikohen detaje shtesë në këtë moment, me qëllim ruajtjen e integritetit të procesit hetimor.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur gjithashtu se brenda afateve ligjore do të ndërmerren hapat e mëtejshëm proceduralë, ndërsa pritet të vendoset edhe për masat e tjera ndaj këngëtarit, në përputhje me Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës.

gjesti kengetari

gjesti 1

© Panorama.al

Te lidhura