Xhaxhai Aleks Nikës, Mark Nika është paraqitur këtë të mërkurë në ambiente e SPAK, ku ka kërkuar një takim me prokurorin për të marrë informacion mbi ecurinë e hetimeve lidhur me 21 janarin, ku humbi jetën nipi i tij, 15 vite më parë.
Për mediat ai tha se nga prokurori kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe frikë.
“Ai tha po e kompletoj dosjen, i kemi riparuar ato shkelje që janë bërë… Situata është e tillë që kanë frikë dhe dëshmitarët, kanë një presion të madh nga ata që kanë bërë krimet”, deklaroi Mark Nika,
Më tej, lidhur me ngjarjen, ai tha se bën fajtor Partinë Demokratike e cila atë kohë ka qenë në pushtet, me në krye Sali Berishën dhe ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Lulzim Basha.
“Në planin politik bëj fajtorë Partinë Demokratike, Sali Berishën, ia ka qenë kryeministër, ministër në atë kohë ka qenë Lulzim Basha dhe ato i vranë dhe i fshehën provat. Po të jenë trima të thonë “i bëmë ne, kemi vra brenda rregullit të ligjit”. Ata e fshehën, pse i fshin kur nuk ke faj, pse ikën?”, tha ai.
Sipas tij, kjo çështje do të mbyllet pozitivisht dhe gjykata do të dënojë vrasësit, dhunuesit dhe manipuluesit e çështjes, duke shtuar se përgjegjësia nis që nga Gjykata e Lartë, e cila sipas tij ka certifikuar një gjykim të padrejtë.
Aleks Nika: Janë veprime që duhet të restaurohet dosja e vjetër hetimore, se është e dëmtuar, e masakruar. Ne kërkojmë të përshpejtohet hetimi dhe gjykimi i çështje. Hollësirave nuk iu futëm, ai do zbatojë procedurat thotë, kaq mund të më thoshte, se si, është çështje që u përket atyre.
Është fakt se sa më shumë kalon koha, aq më tepër mohohet drejtësia kjo është realitet. Por me sa shoh unë, vrasësit dhe kriminelët në përgjithësi kanë shpëtuar nga fshirja e totale e provave, por kanë gabuar, kanë lënë gjurmë dhe ato janë zbuluar nga SPAK dhe kam bindjen absolute që kjo çështje do të përfundoj pozitivisht dhe drejtësia do të bëj punën e vet.
Gjykata Speciale do të dënoj vrasësit, urdhëruesit dhe manipulatorët që kanë bërë hetimin e çështjes, duke filluar nga Gjykata e Lartë e cila ka certifikuar një vendim të padrejtë.
Në kuptimin e ekzekutimit, fajtor është ai që e ka ekzekutuar. Në planin politik bëj fajtorë Partinë Demokratike, Sali Berishën, ia ka qenë kryeministër, ministër në atë kohë ka qenë Lulzim Basha dhe ato i vranë dhe i fshehën provat. Po të jenë trima të thonë “i bëmë ne, kemi vra brenda rregullit të ligjit”. Ata e fshehën, pse i fshin kur nuk ke faj, pse ikën?
Për konkluzionet nuk është e parashikuar nga këta, inspektimet, nuk i bëjnë këto, i bëjnë në Itali, ShBA, FBI, kur t’i sjellin. Ai tha po e kompletoj dosjen, i kemi riparuar ato shkelje që janë bërë. Se kanë as ata në dorë sipas meje, ata janë prokurorë, por mbi të gjitha jemi dhe ne që duhet të zbulojnë prova. Situata është e tillë që kanë frikë dhe dëshmitarët, kanë një presion të madh nga ata që kanë bërë krimet.
© Panorama.al












