Një incident me armë zjarri ka tronditur qytetin e Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara, pranë kullës ikonike “Space Needle”, duke shkaktuar disa viktima.
Sipas Departamentit të Policisë së Seattle, ngjarja ndodhi në zonën qendrore të qytetit. Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës, i cituar nga agjencia Associated Press, bëri të ditur se si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën dy persona, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Autoritetet kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike detaje mbi autorin apo motivet e sulmit.
© Panorama.al












