Qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit

Jul 27, 2026 | 7:41

Një tjetër protestë qytetare është thirrur sot para Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësuar nga deputetët. Tubimi është njoftuar sot në orën 8:30 para se deputetët të hyjnë në sallën e Kuvendit.

protesta 23 korrik parlamenti (26)

Sipas organizatorëve, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë ata, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Ndërkohë pritet që masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

© Panorama.al

Te lidhura