Qytetarët do të rikthehen edhe këtë pasdite në protestën e përditshme kundër qeverisë, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 58-të.
Tubimi nis në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit pritet të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshime politike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Edhe në ditët e mëparshme, protestuesit kanë marshuar në rrugët kryesore të Tiranës, duke u ndalur përpara institucioneve shtetërore, përfshirë Parlamentin, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike.
Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjatë tubimeve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si: “Dorëheqje!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk na përfaqësoni!”.
© Panorama.al












