U takua me bashkëkryetarët e Komisionit të “Territoriales”, ambasadori i BE zbardh diskutimet: Duhet një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Feb 23, 2026 | 17:43

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato ka zbardhur diskutimet nga takimi që mbajti ditën e sotme me bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi në ambientet e Kuvendit.

gonzato boci mazniku

Ambasadori e ka cilësuar takimin si konstruktiv, ndërsa thekson nevojën e arritjes së një reforme gjithëpërfshirëse dhe transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe me konsensus të gjerë.

Zyrtari i BE thekson se shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë, ndërsa ka kërkuar gjithashtu që të sigurohet që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje.

“Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.”, ka theksuar ambasadori i Unionit evropian, duke kërkuar që reforma e Territoriales të sjellë shërbime më të mira për qytetarët shqiptarë si dhe të jetë në përputhje me standartet evropiane.

Reagimi i plotë:

Takim konstruktiv sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane.

May be an image of text

No photo description available.

No photo description available.

© Panorama.al

Te lidhura