U shua një familje shqiptare, detaje tronditëse nga ngjarja në Itali! Policia gjeti tryezën shtruar, 4 anëtarët ishin bërë gati të hanin darkën! Alarmi u dha nga i afërmi i tyre

Feb 5, 2026 | 7:52

 

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj, babai, nëna dhe dy fëmijët humbën jetën nga rrjedhja e gazit. Sipas informacioneve që raportojnë mediat italiane, referuar autoriteteve, tragjedia ka ndodhur rreth orarit të darkës. 

itali (2)

Viktimat janë identifikuar si Arti Kola 48 vjeç, Jonida Kola 42 vjeçe dhe dy fëmijët, Hajdar dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç.

Gjatë hyrjes në banesë, ekipet e shpëtimit dhe policia kanë gjetur tryezën të shtruar, çka tregon se familja ishte përgatitur për të ngrënë darkën.

Alarmin e ka dhënë pikërisht vëllai i kryefamiljarit, i cili njoftoi karabinierët. Pasi mbërritën në banesën trekatëshe dhe nuk morën asnjë përgjigje pas trokitjeve të shumta, ata u detyruan të thyejnë derën.

LEXO EDHE: Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

Brenda banesës, forcat e rendit u përballën me një skenë dramatike, katër trupa të pajetë të shtrirë në dysheme. Pak çaste më vonë, edhe familjari i pestë humbi ndjenjat për shkak të monoksidit të karbonit, nën sytë e karabinierëve, të cilët arritën të dalin në kohë nga banesa dhe të japin alarmin. Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Cisanellos.

Në vendngjarje mbërriti edhe kryebashkiaku i Porcarit, Leonardo Fornaciari, i cili shprehu tronditje dhe dhimbje të thellë për një tragjedi që, sipas tij, ka prekur mbarë komunitetin e këtij qyteti të vogël, vetëm pak kilometra larg Luccës.

© Panorama.al

Te lidhura