U plagos me plumb në kokë, zbulohet FOTO-ja e agjentit të AMP, Muçi Shaljanit! Shoqëronte viktimën Gilmando Danin, krahun e djathtë të Shullazit

Nov 11, 2025 | 16:17

Publikohet foto e Muçi Shaljanit (Sheqerit), të plagosurit gjatë atentatit të sotëm ndaj Gilmando Danit në Rinas.

Muçi Shaljani Sheqeri

Shaljani që prej shtatorit ishte emëruar si agjent në Agjencinë e Mbikqyrjes Policore (AMP).

Sot ai po shoqëronte me makinë, Gilmando Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit. Dani sapo ishte kthyer në Shqipëri në aeroportin e Rinasit, teksa u mor në makinë nga Shaljani.

Rrugës teksa po ktheheshin atyre iu bë një atentat ku Gilmando Dani mbeti i vrarë, ndërsa Shaljani ndodhet te Trauma në gjendje të rëndë me plumb në kokë.

Ende nuk dihen autorët e ngjarjes, teksa më pas një makinë u gjet i djegur pranë Krujës.

Gilmando Dani Muçi Shaljani Sheqeri rinas atentati (2)

© Panorama.al

Te lidhura