“Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e rëndë”- Salianji për aktivistin e PD: Në 11 Maj pushteti i vërtetë është i qytetarëve! Do të shëmbet…

Apr 22, 2025 | 21:05

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka falënderuar mbështetësin e PD-së Ilir Vrenozi, i cili e përmendi gjatë një takimi elektoral në Korçë.

VRENOZI

“Faleminderit Ilir Vrenozi Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë”, tha Salianji, për mbështetësin që kërkoi lirimin e tij nga qelia.

“Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera Salianji tha se më 11 maj “do të shohim se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.”

SALIANJI

Reagimi i Salianjit:

Faleminderit Ilir Vrenozi Zëri yt ka më shumë jehonë se zërat e pushtetit bashkë

Mirënjohje pa fund për demokratët e Korçës që përherë e në çdo sfidë luftojnë, përballen, vuajnë e fitojnë së bashku. Falenderim për mikun e veçantë timin dhe të çdo demokrati, Ilir Vrenozin, qëndresa, karakteri dhe burrërria e të cilit është frymëzim për çdo demokrat.

Edi Rama tentoi ta joshë, duke përdorur makinerinë e tij të rënde, po ai qendroi i pamposhtur, edhe pse pa media, pa oligarkë, pa pushtet, por vetëm me një telefon e shpirtin e tij të lirë. Vala e ngritur në atë sallë sonte, do rrezatojë gjatë në Korçë e në gjithë vendin

Forca miq, kurajo. Do të shohim bashkë me 11 Maj se pushteti i vërtetë është i qytetarëve, ndërsa sundimi që ka ngritur autokratuci do të shembet bashkë me të, siç bie një ngrehinë e korruptuar dhe e kriminalizuar, e kalbur në moral.

© Panorama.al

Te lidhura